"Unë e kuptoj fort mirë shqetësimin e miqve rusë, por në të njëjtën kohë nuk pajtohem me mendimin e tyre. Për shembull, situata në vendet turistike të Detit të Kuq është plotësisht e qëndrueshme dhe nuk përbën asnjë rrezik për pushuesit, prandaj unë i drejtohem Rusisë që të paktën pjesërisht në lidhje me këto rajone ajo t’i tërheqë këto rekomandime", - tha ministri.