Për këtë flitet në disa dokumente sekrete të SHBA-së.

Sipas mendimit të analistëve të CIA-s, ka mundësi që Presidenti jugosllav të ketë marrë emrin e Josip Broz Titos, i cili kishte lindur në vitin 1892, por në të vërtetë ai ishte më i ri dhe nuk kishte lindur në Ballkan.

Bazuar në analizën fonetike të të folurit të Titos ekspertët amerikanë arritën në përfundimin se ai e fliste gjuhën kroate me njëfarë akcenti, i cili jep mundësinë të supozohet se lideri jugosllav ishte me etni ruse ose polake.