"Mbi përfshirjen amerikane dhe britanike në përmbysjen e Mohammed Mossadegh opinioni publik ka qenë prej kohësh në dijeni, por publikimi i sotëm përmban, ndoshta, njohjen e parë formale nga ana e CIA-s të faktit që ndihmoi planifikimin dhe realizimin e grushtit të shtetit", - thuhet në deklaratën e Organizatës.

Shkaku i përmbysjes së kryeministrit të Iranit 60 vjet më parë ishte shtetëzimi i kompanive të naftës, i cili dëmtoi interesat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.