Anija, në bordin e të cilës ndodheshin më shumë se 100 persona, filloi të fundosej rreth 220 kilometra në veri të ishullit të Krishtlindjeve (angl. Christmas Island), ku ndodhet qendra australiane për mbajtjen e refugjatëve.

Në momentin e mbërritjes së bashkëpunëtorëve të shërbimeve të shpëtimit, anija gati ishte fundosur, megjithatë marinarët australianë arritën të nxjerrin nga uji 106 persona.

Me sa duket, shpëtuan të gjithë personat e ndodhur në bord. Megjithatë, në orët e ardhshme kërkimet do të vazhdojnë, pasi numri i saktë i pasagjerëve nuk dihet.