Regjistrimi video me "UFO-n", që fluturoi fare afër SKN-së, është hedhur në një prej kanaleve të NASA-s në shërbimin video YouTube.

Chris Cassidy e pa objektin e paidentifikuar, i cili fluturoi pranë anijes së mallrave "Progress" të ankoruar në SKN, në prag të mëngjesit. Më vonë rezultoi se ky ishte këllëfi i njërës prej antenave të modulit rus "Zvezda" (russ. "Звезда").