Në këtë mënyrë ato shprehën solidaritetin e tyre me gruan myslimane të goditur në Stokholm, gjatë kohës që ajo po ecte në rrugë e veshur me rroba tradicionale.

Ndër pjesëmarrëset e kësaj fushate, të quajtur nga gazetat "protesta me hixhabë", janë edhe dy deputete të Parlamentit të Suedisë, të cilat i vunë vetës si qëllim të tërheqin vëmendjen e publikut ndaj problemit aktual.

Javën e kaluar një grua u shtrua në spital me tronditje të trurit pasi një burrë, identiteti i të cilit nuk është përcaktuar ende, i grisi asaj ferexhenë bërtitur duke me të madhe parulla raciste dhe i përplasi kokën në një makinë të parkuar aty pranë.