Ndër produktet kryesore përfshihet orizi, gruri dhe drithëra të tjera, të cilat duhet t’u shpërndahen 800 milionë qytetarëve të vendit.

Kryetarja e partisë në pushtet "Kongresi Kombëtar Indian" Sonia Gandhi i ka dorëzuar tashmë një grupi grash kartat për marrjen e drithërave në dyqanet shtetërore me çmime të ulëta, ku orizi, për shembull, do të kushtojë 3 rupi për kg, ndërkohë që çmimi i tij i zakonshëm është 40 rupi për kg.

Gjysma e të gjithë fëmijëve indianë nën moshën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja si pasojë e mungesës së ushqimeve. Ndërkohë, kritikët e programit besojnë se ai do të zbrazë arkën e shtetit.