Sipas të njoftimeve të policisë, bëhet fjalë për Zv/kryebashkiakun e tretë të qytetit, Sepp Misslbeck.

Drama lidhur me pengmarrjen në qytetin e Ingolstadt po zgjat prej rreth 5 orësh. Motivi i veprimit të keqbërësit mbetet ende i panjohur. Krimineli "donte që ne të anulonim një urdhër", tha Kryebashkiaku i qytetit (gjerm. Oberbürgermeister) Alfred Lehmann, pa specifikuar se për çfarë urdhëri bëhej fjalë.