Ekuipazhet në përbërje të grupeve të përziera të avionëve rusë "MiG-29 SMT" dhe francezë "Mirage F1", të pilotuar nga aviatorët e regjimentit Normandie-Niemen, do të duhet të praktikojnë fluturimin në grup dhe qitjen mbi objektivat në terren.

Fluturimet e ekuipazheve ruso-franceze do të realizohen gjithashtu edhe me avionët trajnues luftarakë "MiG-29UBM". Fillimi i fluturimeve u parapri nga trajnimi i përbashkët i pilotëve dhe përpunimi i veprimeve të bashkërenditura të drejtuesve të fluturimeve dhe shërbimeve tokësore.