Gjatë mbylljes 5-minutëshe të Google sasia e faqeve, të para nga përdoruesit e Rrjetit (ang. Web) në mbarë botën, ra me 40%. Menjëherë pas rivendosjes së shërbimeve të gjigandit të Internetit, në të kundërt, ka pasur një kulminacion trafiku, i cili pas disa minutash arriti në nivelin e vet normal.

Korporata nuk njofton se për çfarë arsye ndodhi kjo. Rënia e mëparshme e ngjashme me këtë e Google ka ndodhur në vitin 2009.