Vërshimi maksimal i ujërave të lumit në Habarovsk pritet në periudhën 20-25 gusht, kur niveli i Amur-it mund të arrijë lartësinë 7 metra.

Në qytet po ngrenë aktivisht diga mbrojtëse, por një pjesë e tij tashmë ndodhet në zonën e përmbytur për shkak të nivelit të ujit të rritur me shpejtësi në lumë.

Në ditët e ardhshme në rajon priten reshje të dendura shiu, niveli i ujit në lumin Amur do të vazhdojë të rritet. Në rajonin e disa qendrave të banuara pritet ngritja e nivelit të ujit deri në 8-8.5 m.