Sulmi ndodhi këtë mëngjes në kohën kur dy mikrobusë me policë po udhëtonin nëpër një fshat pranë kufirit me Rripin e Gazës. Personat e armatosur fillimisht bllokuan lëvizjen e mikrobusave dhe pastaj i qëlluan ata me granatahedhës antitank.

Forcat e Armatosura të Egjiptit së bashku me policinë po zhvillojnë në Sinai, i cili aktualisht ka dalë jashtë kontrollit të pushtetit qendror, një operacion për pastrimin e territorit nga militantët. Sipas disa raporteve, tani në rajonin në fjalë veprojnë rreth 1.000 islamistë të armatosur.