Si rezultat i aksidentit hekurudhor humbën jetën 20 persona, ndërkohë që janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.

Treni, i cili po udhëtonte nga qyteti Saharsa për në kryeqytetin e shtetit Patna, kaloi me shpejtësi të plotë pranë platformës. Në këtë moment, pasagjerët, kryesisht pelegrinë, të cilët kishin mbërritur pak më herët me një tren tjetër, filluan të kalojnë rrugën hekurudhore, duke u drejtuar për në tempullin hindu lokal.