Kjo është një dukuri fort e rrallë për primatët që nuk jetojnë në liri. Ekspertët e lidhin faktin e të kënduarit të majmunëve me kushtet e favorshme të jetesës së tyre.

Gjatë jetesës në natyrë të egër gibonët këndojnë vetëm në sezonin e çiftëzimit për të tërhequr vemendjen e përfaqësuesit (përfaqësueses) së gjinisë së kundërt. Majmunët e kopshtit zoologjik të Shën Petersburgut kënduan pas lindjes së këlyshit të tyre. Tingujt melodiozë të këtyre primatëve nuk ngjasojnë aspak me "këngët" e të afërmve të tyre që jetojnë në natyrë të egër.