Dy raste vdekjesh janë regjistruar në Beograd, një në qytetin e Ruma-s dhe një në Temerin. Asnjë nga viktimat para se të sëmurej nuk ishte larguar përtej kufijve të Serbisë, çka flet për përhapjen e virusit të rrezikshëm brenda vendit. Shumica e të sëmurëve - 48 persona - jeton në Beograd.

Sipas të dhënave të një studimi të mushkonjave (bartësit kryesorë të virusit), të kryer në 145 zona të Serbisë, konfirmohet prania e këtij virusi në Beograd dhe në 9 qytete të tjera të mëdha të vendit.