Fillimisht Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se islamistët u vranë si rezultat i një shkëmbimi zjarri, kur persona të paidentifikuar sulmuan një autokolonë me më shumë se 600 të burgosur.

Megjithatë, më pas Ministria e Punëve të Brendshme pranoi se ata kishin vdekur nga inhalimi i avujve të gazit lotsjellës, të cilin e përdorën rojet e rendit, kur të burgosurit morrën peng njërin prej tyre.

Oficeri i policisë, i cili u morr peng, u plagos rëndë dhe aktualisht është hospitalizuar.