Më shumë se 200 minatorë po evakuohen nga miniera, njoftoi Qendra Rajonale e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme në Siberi.

"Më 16:43 sipas orës së Moskës erdhi njoftimi në lidhje me përhapjen e tymit në krahun e konvejerit të minierës "Lenin" në qytetin e Mezhdureçenskut në qarkun e Kemerovo. Minatorët, 213 vetë, po nxirren nga galeritë në sipërfaqe", - thuhet në njoftim. Lajmet lidhur me këtë situatë emergjente janë në përditësim e sipër.