Gjibraltari është një territor britanik. Vizita e "Westminster" është pjesë e planit të miratuar prej kohësh për dislokimin e luftanijeve britanike, mirëpo këtë herë ajo po kryhet në sfondin e tensioneve në rritje mes Londrës dhe Madridit në lidhje me posedimin e kontrollit ndaj Gjibraltarit.

Spanja argumenton se guma prej betoni e ndërtuar në det i pengon peshkatarët spanjollë për të peshkuar. Autoritetet e Gjibraltarit këmbëngulin se ata nuk kanë të drejtë të peshkojnë në këtë vend.