"Aktualisht, në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij dihen shumë pak gjëra. Detyra jonë prioritare tani është të vëzhgojmë të dënuarin e dytë dhe mbajmë nën kontoll gjendjen e tij shëndetësore", - tha avokati i qytetarëve norvegjezë.

Në vitin 2009 norvegjezët u arrestuan në lidhje me akuzat e vrasjes së shoferit të tyre dhe spiunazh. Gjykata është përpjekur dy herë për t'i dënuar me vdekje ata. Autoritetet norvegjeze deri kohët e fundit janë përpjekur në mënyrë aktive për të arritur transferimin e tyre në burg në atdheun e vet.