Palët shpresojnë që në këtë takim të arrijnë të bashkërendisin etapat e ardhshme të diskutimit të çështjes së Ishujve Kurile. Kjo është një çështje kyçe në negociatat për nënshkrimin e traktatit të paqes midis dy vendeve.

Mosmarrëveshja mbi pronësinë e ishujve po zgjat që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Japonia pretendon për 4 ishuj të vargut të Kurileve, duke iu referuar Traktatit të Shimonoseki të vitit 1855. Rusia këmbëngul se ishujt i përkasin asaj, duke përmendur si argument kryesor papranueshmërinë e rishikimit të rezultateve të Luftës së Dytë Botërore.