Tani për tani është e paqartë nëse do të mbahet apo jo ky tubim në lidhje me incidentin e ndodhur. Ai ishte planifikuar të mbahej pikërisht në sheshin para godinës së Bashkisë së qytetit, i cili tani është i rrethuar plotësisht nga policia.

Deri tani nuk dihet numri i saktë i njerëzve të marrë peng. Sipas njoftimeve të policive, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me kriminelin, në përpjekjen për të zgjidhur pa konflikt situatën e krijuar.