David Miranda ndodhej tranzit në Londër, i nisur për fluturim nga Berlini për në Rio de Zhaneiro. Braziliani është partneri i Glenn Greenwald, gazetarit të "The Guardian", i cili botoi i pari dokumentet e deklasifikuara nga ish-oficeri i CIA-s, Edward Snowden.

Qytetarin brazilian e mbajtën për plot 9 orë pa akses në mjetet e komunikimit, duke e marrë në pyetje në lidhje me aktivitetin e Gleen Greenwald. Britanikët i konfiskuan David Miranda laptopin, telefonin celular, kamerën, kartat e memorjes dhe lojrat consoles.