Ditën e mërkurë Egjipti u përfshi nga vala e trazirave pasi bashkëpunëtorët e forcave të sigurimit filluan shpërndarjen e dhunshme të kampeve me çadra të përkrahësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi. Më shumë se 600 persona humbën jetën. Për një muaj në vend është shpallur regjimi i gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa në një sërë provincash u vendos shtetrrethimi.