Pas shpërndarjes së dy kampeve me çadra të opozitës në Kajro nga policia në të gdhirë të së mërkurës, vala e trazirave u përhap në gjithë vendit dhe përleshjet e përgjakshme rifilluan. Njoftimet mbi viktimat në mesin e pjesëmarrësve në tubime erdhën nga qytetet Ismailia dhe Dimyat. Sipas informacionit të një gazetari të BBC-së, trupat e protestuesve të vrarë ndodhen pranë një xhamie në Sheshin Ramses në Kajro.