Ajo i paralajmëroi sërish qytetarët që kanë blerë paketa turistike të mos udhëtojnë në Egjipt, ku si pasojë e trazirave të mërkurën humbën jetën më shumë se 600 njerëz. Maja Llomidze rikujtoi se një natë më parë u publikua një letër nga Agjencia Federale ruse e Turizmit, sipas së cilës shitja e paketave turistike për pushime në Egjipt duhet të ndërpritet sot.