Mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, e deklaruan ditën e premte "Ditën e zemërimit" dhe dolën në rrugë në shenjë proteste kundër veprimeve të ushtarakëve, të cilët duan të shtypin me dhunë aksionet e protestave. Policia paralajmëroi se do të ndalojë në mënyrë të ashpër veprimet e paligjshme. Në Kajro epiqendër e përleshjeve u bë sheshi Ramses. Në një xhami që ndodhet aty afër, siç njoftojnë mediat, çojnë trupat e viktimave.