Administrata e motivoi vendimin e saj për mbylljen e përkohshme të kopshtit zoologjik me domosdoshmërinë e ndreqjes së "gabimeve në tabelëzat", në të cilat përmbahet informacioni në lidhje me kafshët e ndodhura në kafaze. Vizitorëve u është kërkuar falje.

Ditën e enjte vizitorët e kopshtit zoologjik të qytetit Luohe vunë re se në një kafaz në vend të luanit ndodhej një qen i racës Tibetan mastiff, i cili me të vërtetë i ngjan paksa aparencialisht "mbretit të kafshëve". Mashtrimi u zbulua kur "luani" filloi t'u lehë me të madhe vizitorëve.