"Aktualisht reaktori ka plotësuar të gjithë parametrat e projektimit. Ka filluar përgatitja e lidhjes së tij me rrjetin", - njoftoi një përfaqësues i Korporatës indiane të Energjisë Atomike. Sipas fjalëve të tij, India shpreson që centrali bërthamor të fillojë prodhimin energjisë elektrike para fundit të muajit gusht.