Që nga e mërkura në Egjipt nuk po rreshtin trazirat, të cilat filluan pasi forcat e sigurisë nisën shpërndarjen e dhunshme të kampeve me çadra të mbështetësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa në 11 provinca vendosën shtetrrethimin. Sipas të dhënave të fundit, janë vrarë më shumë se 600 njerëz dhe mbi 4.000 të tjerë janë plagosur.
Në Egjipt janë shkatërruar më shumë se 20 kisha të krishtere

Foto: EPA
Zëri i Rusisë 22 kisha të krishtere, duke përfshirë edhe 7 kisha katolike, u shkatërruan në Egjipt gjatë trazirave që kanë përfshirë vendin në dy ditët e fundit, njoftoi Radio e Vatikanit.