"Organizatorët e këtij krimi makabër duhet të marrin dënimin e merituar", - deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Sulmi terrorist ndodhi në një zonë ku jetojnë kryesisht myslimanët shiitë, në mesin e viktimave dhe të plagosurve ka gra dhe fëmijë. Në Liban sot u shpall ditë zie kombëtare.