Itinerarari i lundrimit, i cili do të zgjasë rreth 80 ditë, shtrihet nëpër Detin Balltik, Detin e Veriut dhe atë të Mesdheut.

Në gusht legjenda e flotës botërore të anijeve me vela do të vizitojë portin e Vlissingen, ku do të shndërrohet në atraksionin kryesor të festës ndërkombëtare detare "Anijet me vela të Holandës" dhe pastaj do të marrë pjesë në garën e anijeve me vela në Detin Mesdhe, e cila organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Anijeve me vela.