Në faqen e tij në Facebook Seaman, i cili përgjigjet për diplomacinë publike të zyrës së Kryeministrit në rrjetet sociale, shkroi se bombardimet atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit ishin "një shpagim për agresionin e Japonisë", ndërsa aktivitetet përkujtimore që u zhvilluan në fillim të gushtit ai i quajti shfaqje të një "narcisizmi të pështirë (të neveritshëm)".

Bombardimi atomik i qyteteve japoneze në gusht të vitit 1945 mori jetët e qindra mijëra njerëzve krejtësisht të pafajshëm.