Islamistët u përpoqën të shkulin kordonat nga telat me gjemba, por ndeshën në rezistencën e ashpër të ushtrisë, e cila që në mëngjes i kishte bllokuar të gjitha hyrjet në këtë zonë.

Me kalimin e çdo minute trazirat në të gjithë vendin janë duke fituar vrull. Islamistët me maska në fytyrë sulmojnë efektivët e policisë dhe ushtarakët me grupe të vogla, duke vënë në përdorim gjatë kësaj armët e zjarrit.

Në përleshjet midis përkrahësve të Mohammed Mursi dhe forcave të sigurisë, të cilat mbështeten në të gjithë vendin nga forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore, kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra njerëz.