Brenda dy muajve ata duhet të përcaktojnë nëse është shkelur apo jo rezoluta e OKB-së që i ndalon Koresë së Veriut importin ose eksportin e armëve. Anija u ndalua në korrik gjatë lundrimit të saj nga Kuba për në Korenë e Veriut. Havana zyrtare deklaroi se anija transportonte armë të vjetëruara që i përkisnin Kubës dhe që duhen riparuar, dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të rezolutës së OKB-së.