Ditën e enjte sportistja, e cila fitoi në Moskë medaljen e vet të tretë të artë në kampionatet botërore, duke iu përgjigjur në anglisht pyetjeve të gazetarëve, shprehu mbështetjen e saj ndaj ligjit kundër propagandës së homoseksualizmit midis fëmijëve të mitur, duke vënë në dukje se sportistët do të duhet ta respektojnë një gjë të tillë në Olimpiadën e ardhshme Dimërore të vitit 2014 në Soçi.

"Gjithçka që doja të thoja ishte se njerëzit duhet të respektojnë ligjet e një vendi tjetër, sidomos kur ata janë atje mysafirë", - shpjegoi ajo.