Ata do të inspektojnë periferitë e qytetit Aleppo, ku, sipas të dhënave të qeverisë së Sirisë, opozita ka përdorur gazin neuro-paralitik Sarin, si dhe dy rajone të tjera që nuk janë përcaktuar për momentin. Ditën e enjte qeveria siriane ra dakord me kushtet e zhvillimit të inspektimeve ndërkombëtare në lidhje me armën kimike në vend.

Supozohet se misioni i OKB-së do të zgjasë 2 javë.