Sulmit iu nënshtrua treni që ishte nisur nga qyteti Quetta për në Rawalpindi. Fillimisht mbi trenin në lëvizje u lëshua një raketë dhe më pas u hap zjarr me armë automatike. Midis viktimave dhe të lënduarve ka gra dhe fëmijë. Efektivët e organeve të zbatimit të ligjit, të cilët ruanin trenin, hapën zjarrin e kundërpërgjigjes. Por sulmuesit arritën të fshihen.