"Sekretari i Përgjithshëm është i kënaqur të njoftojë se qeveria siriane ra dakord zyrtarisht me kushtet, të cilat janë me rëndësi jetike për bashkëpunimin në lidhje me zhvillimin në mënyrën e duhur, të sigurt dhe efektive të këtij misioni", deklaroi përfaqësuesi zyrtar i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës mbarëbotërore, Martin Nesirky. Sipas fjalëve të tij, tani ardhja e grupit të inspektorëve në Siri është e "pashmangshme".