Madje më tepër se kaq, ndryshe nga gjitarët e tjerë, të cilët instiktivisht notojnë si qentë, majmunët notojnë si njerëzit - stil bretkosë.

Renato Bender nga Universiteti i Witwatersrand në Johanesburg dhe Nicole Bender nga Universiteti i Bernës shfaqën një video të eksperimenteve të tyre me shimpanzenë Cooper dhe orangutangun Surya.

Shkencëtarët nuk i kishin kushtuar vëmendje më parë sjelljes së majmunëve të mëdhenj në ujë. "Ne ende nuk e dimë se kur filluan paraardhësit e njeriut të notojnë dhe të zhyten rregullisht në ujë. Kjo pyetje është në fokus të studimeve tona. Mbetet akoma shumë për të zbuluar", - deklaroi Renato Bender.