"Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë seriozisht dhunën dhe gjakderdhjen në Egjipt. Kjo u bë një goditje e fortë për mirëkutimin, marrëveshjen dhe shpresat e popullit (të Egjiptit) mbi tranzicionin drejt demokracisë", - deklaroi në dikasterin përkatës për gazetarët Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Ai vuri në dukje se: "Javën e fundit, por madje edhe më herët, në çdo rast të volitshëm ne dhe të tjerët kemi kërkuar nga qeveria e vendit të respektojë të drejtën e tubimit dhe shprehjes së vullnetit të lirë".