Makinën e gazetarëve rusë e ndaluan disa persona të panjohur. Duke i kërcënuar me thika, ata u morrën qytetarëve rusë laptopët, pasaportat dhe rreth 6 mijë $. Asnjë nga gazetarët gjatë kësaj fatmirësisht nuk u lëndua.

Numri i bashkëpunëtorëve të medias të vrarë gjatë trazirave, të cilat përfshinë ditën e mërkurë Egjiptin, ka arritur tashmë në 3 vetë. Përveç operatorit të vrarë dje të kanalit televiziv britanik "Sky News" Mick Deane, ndërroi jetë korrespondentja 26-vjeçare e gazetës që botohet në Emiratet e Bashkuara Arabe "Xpress", Habiba Ahmed Abd Elaziz, dhe gazetari i edicionit shtetëror egjiptian "Al Akhbar", Ahmed Abdel Gawad.