Protestuesit kërkonin që qeveria të rifillonte zbatimin e të gjitha projekteve të pezulluara më parë, të cilat synojnë bashkimin e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut. Sipas të dhënave të policisë, në demonstratë morrën pjesë mbi 3.500 njerëz.

Ata u mblodhën pranë ndërtesës së stacionit të trenit të Seulit dhe u nisën drejt bashkisë së kryeqytetit. Duke bllokuar disa rrugë në qendër të qytetit protestuesit shkaktuan me këtë edhe bllokime serioze të trafikut.