Ekspertët e "Rosselhoznadzor" (russ. Россельхознадзора) deklaruan se pëllumbat ishin infektuar nga virusi Newcastle apo pseudomurtaja e shpendëve. Ajo mund të transmetohet edhe tek njeriu.

Njeriu mund të infektohet nga kjo sëmundje prej zogjve, por për atë kjo nuk është dhe aq e rrezikshme. Sëmundja nuk ka simptoma shumë të theksuara, i ngjan më tepër një gripi të lehtë dhe zgjat jo më shumë se një javë.

Më parë ekspertët nuk përjashtonin mundësinë që shkaku i ngordhjes në masë të pëllumbave të jetë vapa e madhe - pëllumbat janë shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.