Natën ekuipazhi, sipas informatave të marra nga burimet në fjalë, po vendoste në dy kompartamente të veçanta të nëndetëses raketat bashkëkohore ruse "Club". Gjatë vendosjes së tyre në kompartimentin e dytë marinarët bënë një gabim dhe instaluan në mënyrë të pasaktë një raketë, çka shkaktoi edhe qarkun e shkurtër. Për shkak të tij u lëshuan dy raketa të tjera - njëra goditi murin e skelës, ndërsa tjetra shpërtheu në brendësi të nëndetëses. Në brendësi të korpusit filloi të depërtonte ujë dhe si pasojë nëndetësja u fundos.