Në këtë konkluzion ekspertët arritën pas vëzhgimit dhe analizimit të 63 eksperimenteve shkencore përgjatë disa dekadave. Në 53 prej tyre shkencëtarët kanë gjetur konfirmimin e teorisë se njerëzit me IQ të lartë e shmangin besimin në fe të ndryshme edhe në moshë të thyer.

Tani ekspertët besojnë se intelektualët e shmangin lidhjen me fenë jo vetëm për shkak se ata dinë më shumë se të tjerët rreth ndërtimit të botës në të cilën jetojnë. Sipas mendimit të tyre, njerëzit e zgjuar kanë më shumë mundësi për të krijuar një familje të lumtur, më shumë shanse për të qenë të suksesshëm në jetë, çka do të thotë se ata kanë më pak nevojë për fenë si të tillë.