Më parë Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes pati deklaruar se në mesin e ekuipazhit kishte viktima, por nuk përmendi numrin e saktë të tyre.

Shpërthimi ndodhi në kompartimentin e silurave. Anija u fundos si pasojë e depërtimit të ujit brenda korpusit të saj, si dhe për shkak të vëllimit të madh të ujit të përdorur për shuarjen e zjarrit, deklaroi admirali. Megjithatë, ai nuk bëri me dije vetë shkakun e shpërthimit.