"Ata grisën Biblën dhe libra të tjerë, thyen kryqet, ikonat e Krishtit dhe shenjtorëve", - tha një nga banorët e larguar nga qyteti. Sulmuesit i kërcënuan të krishterët se nëse ata do të kthehen në qytet i pret vdekja e sigurtë. Ende nuk dihet fati i dy peshkopëve të zhdukur, i një misionari jezuit dhe shërbyesve të tjerë të krishterë të kishës.