Ekuipazhi prej 21 vetësh arriti të largohet nga anija që po mbytej dhe u morr i tëri në bordin e një helikopteri të ekipeve të shpëtimit.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, anija u mbyt në Detin e Kinës Jugore 80 km në jugperëndim të Hong Kongut. Anija 190 metra e gjatë po lundronte me një ngarkesë të mineralit të nikelit nga Indonezia për në Kinë.