Në përputhje me programin në fjalë, në fund të vitit në "Fukushima-1" do të fillojë nxjerrja e shufrave të karburantit të konsumuar, të cilat ruhen në pishina të veçanta në lokalet e reaktorëve bërthamorë. Pas kësaj do të ndërmerret përgatitja për heqjen e karburantit të shkrirë nga pjesët e brendshme të reaktorit. Ky operacion është planifikuar për në mesin e vitit 2020. Çmontimi i plotë i centralit bërthamor "Fukushima-1", siç pritet, do të zgjasë të paktën 40 vjet.