Kjo u deklarua nga Zëvendësi i parë i Kryeministrit të Ukrainës, Sergei Arbuzov, në një intervistë për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Arbuzov gjithashtu njoftoi se po zhvillohen bisedime me të dërguarit e posaçëm të Parlamentit Europian, respektivisht Patrick Cox dhe Aleksander Kwasniewski, mbi mundësinë e trajtimit mjekësor të Timoshenko në Gjermani dhe se palët kanë arritur progres në këtë drejtim.

Sipas fjalëve të Arbuzov në Ukrainë nuk ka asnjë bazë ligjore për trajtimin mjekësor të të burgosurve jashtë vendit, kështu që nevojitet shqyrtimi në Parlament i projektligjit përkatës, për zgjidhjen e problemit brenda kornizave ligjore.